Fest Film Kosova
Edicionet e kaluara të Festivalit të Filmit të Kosovës “Hyjnesha në Fron” ishin jashtëzakonisht mirë të mbuluara medialisht, si nga mediat elektronike, ashtu edhe nga ato të shkruara.
Çdo ditë, të gjitha aktivitetet rreth festivalit janë përcjellë nga gazetarë me lajme e kronike të veçanta, si dhe janë trajtuar tema të rëndësishme për të cilat zhvilloheshin edhe debate e intervista.