Fest Film Kosova




Festivali i Filmit i Kosovës në edicionet e kaluara krijoi lidhje të mira bashkëpunimi me përkrahës të festivalit, donatorë e sponzorë, me të cilët përpos interesave të ndërsjella lidhi miqësi të mirë bashkëpunimi edhe për të ardhmen, duke llogaritur në ngritjen e vlerave të përgjithshme kulturore e promocionale  për të gjitha ato institucione qeveritare, publike e institucione të tjera. Bizneset private pa hezituar shprehën interesim të konsideruar që të përkrahin, sponzorojnë këtë projekt-aktivitet duke e konsideruar shumë të rëndësishëm për Kosovën në përgjithësi e në veçanti për zhvillimin dhe ngritjen e vlerave kinematografike.